LajmeVideo

613 kg kokainë/ 777, 020, KE… Çfarë tregojnë kodet në pakot e drogës

Në pamjet e publikuara nga Policia të ngarkesës rekord të kokainës sekuestruar në Durrës, vihet re se pakot e drogës janë të shënjuara me kode: 777, KE, 020…

“Sasia e lëndës narkotike prej 613 kilogramë e 350 gramë ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët”, informoi Drejtori i Policisë Ardi Veliu në konferencën për mediat, për aksionin që çoi në sekuestrimin e drogës.

Sipas hetuesve, kodet identifikojnë blerësit e sasisë së kokainës. Raportohet se janë rreth 20 kode sekrete mbi pakot e kokainës, që tregon se kemi të bëjmë me disa blerës të ndryshëm të kësaj sasie kokaine të nisur nga Kolumbia, me destinacion Europën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close