Sport

“Karriera ime me Kombëtaren merr fund”, largohet zyrtarisht shqiptari i parë nga Zvicra

Debati që solli festa me shqiponjë e Shaqirit dhe Xhakës pas fitores ndaj Serbisë në Botërorin “Rusi 2018”, duket se do të vazhdojë edhe për shumë kohë në Zvicër, ndërkohë që sot, njëri nga shqiptarët i ka dhënë lamtumirën skuadrës kombëtare.

Bëhet fjalë për Valon Behramin i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram” ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Zvicrës, duke u larguar përfundimisht.

“Karriera ime me Kombëtaren merr fund”, shkruhej në njoftimin e futbollistit, i cili ka marrë shumë komente pozitive nga tifozët. Bie në sy që shumica e falënderojnë për atë që ka dhënë për skuadrën kombëtare, ndërkohë që shumë të tjerë shprehen se janë në mbështetje të tij dhe i kujtojnë momentet më të bukura nga Kupa e botës, duke e konsideruar edhe kapiten. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close