Sport

“Këtë s’e kemi parë kurrë”, Ronaldo frikëson lojtarët e Juventus

Edhe pse është 33 vjeç, testet fizike e nxjerrin me fuqinë e një 23-vjeçari falë stërvitjes dhe regjimit të tij të rreptë.

Fjala është për Cristiano Ronaldon, lojtarin më të mirë në botë për momentin, i cili tashmë është pjesë e ekipit të Juventus.

Për stërvitjen e “egër” të Ronaldos kanë folur shpeshherë bashkë-lojtarët e tij dhe tani radha është e juventinëve që si duket e kanë të pamundur për ta ndjekur.

I pari që ka folur për portugezin është braziliano Douglas Costa, duke thënë se është e pamundur të ndjekësh ritmin e Ronaldos.

Costa tha:

Është e pamundur të ndjekim Cristiano Ronaldon në stërvitje. Kur kemi ardhur, ai ishte tashmë duke u stërvitur, dhe kur u larguam, ai ende po stërvitej. Këtë nuk e kam parë asnjëherë.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close