ShowBiz

Ardit Gjebrea bën gjestin e madh ndaj vajzës që ka vuajtur kaq shumë, përlotet publiku

E ftuar në “Ka një mesazh për ty”, ditën e sotme ishte Olivia, një vajzë 23-vjeçare që ka kaluar shumë vështirësi në jetë. Olivia u detyrua të mos e vazhdonte universitetin për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike të familjes. Ajo vendosi të emigrojë në Arabi për të punuar atje. Por tani është rikthyer në Shqipëri pasi e ëma është në gjendje të vështirë psikologjike pas humbjes së vëllait të saj të shtrenjtë.

Olivia e thirri të ëmën për t’i kërkuar ndjesë që nuk iu gjend pranë në ato momente të vështira.

Por në fund të emisionit, edhe vetë Olivia u surprizua kur Ardit Gjebrea i ofroi punë tek “E diela shqiptare”.

“Po mendoja që meqënëse kemi disa punë në stafin tonë dhe meqë Olivia për momentin është pa punë, një muaj do ma japësh mua në stafin tim?”, e pyeti Arditi të ëmën e Olivias.

Kjo e fundit u gëzua shumë pasi ka qenë ëndrra e saj gazetaria.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close