Lajme

RENEA rrethon Elbasanin, me dhjetra të shoqëruar, çfarë po ndodh

Vrasja e avokatit të “Shullazit”, Ravik Gurra ka bërë që në minutat e fundit e gjithë Policia e Shtetit të zbresë në Elbasan, edhe pse vëmendja ishte përqëndruar në ndeshjen që po luhej në Shkodër midis Shqipërisë dhe Turqisë.

Forcat e Reneas kanë rrethuar Elbasanin në të gjitha pikë e daljes dhe hyrjes në qytet duke ushtruar kontrolle të imtësishme në automjetet që lëvizin.

Ndërkohë që në polici janë shoqëruar me dhjetra persona që mendohet se kanë dijeni për ngjarjen.

Midis tyre edhe juristi Arben Hoxha dhe Astrit Telhallari të cilët ishin në tavolinë me viktimën kur u ekzekutua.

Midis të shoqëruarve ka edhe nga familja ‘Çapja’, për shkak se viktima ishte avokat në çështjen ‘Çapja, ndërsa dihen përplasjet e forta midis dy bandave në qytet’.

Aktualisht nuk ka persona të identifikuar mbi ngjarjen, ndërsa është gjendur e djeguar makina e autorëve në fshatin Karakullak, e cila rezultoi se ishte e vjedhur në Fushë-Krujë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close