Lajme

VIDEO/ Vrasja e prindërve nga djali emigrant, çfarë ndodhi në qershorin e 2018-ës? Dëshmitarja rrëfen tmerrin

Loading...

Vetëm 8 muaj kanë kaluar nga një ngjarje që tronditi jo vetëm Peshkopinë, por mbarë opinionin publik. Më 7 Qershor të 2018-ës, i kthyer vetëm një ditë më herët në Shqipëri, Qemal Sela ekzekutoi me armë zjarri prindërit e tij, Zeqimete dhe Flamur Sela.

Ngjarja e rëndë ndodhi në hotelin e llixhave të familjes Sela, që shërbente jo vetëm si biznes i familjes, por edhe si shtëpi për ta. Sëbashku me viktimat, në këtë hotel banonte edhe djali tjetër i tyre, Floriani me bashkëshorten e tij Myzafere, të cilët kanë dy fëmijë.

Pikërisht kjo e fundit ka qenë sot në Klan, në rubrikën “Shihemi në gjyq”.

 

Përtej problemeve që do të pasonin nga kjo tragjedi e dyfishtë, Myzaferja rrëfeu në studion e “E Diela Shqiptare” se djali i ekzekutoi dy prindërit e tij në sytë e saj.

“Në Qershor të 2018-s humba prindërit e bashkëshortit nga kunati. M’i vrau në sy. Kam pasur edhe vajzën edhe burrin prezentë. Kemi një godinë 5 katëshe, që punonim aty, si në kurbet. Aty mbanim fëmijët me bukë, me një sakrificë të madhe punonim. Jetonim të gjithë bashkë, derisa na ndodhi ajo fatkeqësi. Kunati rrinte në Angli, kishte 6 vjet që kishte ikur për një jetë më të mirë, për të na ndihmuar. Më pas në 2018-n, në Qershor, kur ndodhi ngjarja, vjen nga Anglia i deportuar. Ishte pa dokumente. Kishte kaluar gjendje depresioni në Angli, që ne nuk e dinim. Vjen në shtëpi, kishte qenë i sëmurë”, rrëfeu ajo.

Vetë 25-vjeçarja ka shpëtuar për mrekulli, sepse në momentin kur djali i drejtoi armën nënës së tij, pranë saj ndodhej edhe Myzaferja, të cilën ai e shtyu tutje, duke mos dashur që ta vriste.

“Ka qenë fat i madh që keni shpëtuar. Sepse ai ka qenë ngjitur me armë në dorë, në momentin që ka vrarë prindërit dhe juve ju ka shtyrë në fakt. E ka bërë me ndërgjegje shtyrjen tuaj dhe ka vrarë vetëm prindërit. Ka qenë një habi e madhe”, tha drejtuesja e rubrikës, Eni Çobani.

Juristja Çobani solli edhe versionin e ngjarjes, të treguar nga Myzaferja.

“Arsyeja e kësaj vrasjeje nuk dihen nga askush. Fakti që ai ka ardhur në një gjendje shumë të rënduar psikologjike nga Anglia, ka bërë që pikërisht që ditën e nesërme të mbërritjes, ka kërkuar të hyjë diku në një magazinë të hotelit 5 katësh, ku dikur aty brenda ishte një armë. Këtë armë e kishin harruar edhe vetë familjarët, sepse e kishin lënë në këtë magazinë dhe nuk ishte kujtuar njeri. Ky djalë e mbante mend këtë armë. Dhe nëna e tij i jep çelësin, sepse ky insiston dhe thotë që kam një album fotografik brenda në magazinë dhe dua ta marr të shikoj veten si kam qenë dikur. Nëna ia jep. Ndërkohë që këto nuk e dinin që ai kishte gjetur armën, po e përgatiste dhe në momentin kur dera ishte e mbyllur, vjen i ati i kërkon me insistim “ma hap derën djalë, të lutem”. Ai hap derën dhe i zbraz të gjithë karikatorin të atit. Menjëherë vjen e ëma, sepse dëgjon zhurmën. Ai godet edhe të ëmën dhe e treta ka qenë Myzaferja që është afruar aty, ndoshta për t’ju shpëtuar jetën pleqve. Ai ka parë që e ëma ka qenë akoma e gjallë, sepse Myzaferja po mundohej t’i jepte ndihmën e shpejtë. Ai e ka larguar Myzaferen dhe e ka goditur sërish të ëmën. Pra ka qenë vërtetë një tragjedi që unë e tregoj dhe ngjethem, është një emocion shumë i madh sepse nuk mund të arrij dot të imagjinoj që një fëmijë të bëjë një krim të dyfishtë, kaq të rëndë. Por mendoj që arsyet patjetër që i di vetë ai… megjithatë ka qenë në gjendje shumë të rënduar psikologjike, gjë që është provuar.”

Loading...

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close